Vetëm pak minuta pas aksidentit me vdekje që u regjistrua pasditen e sotme në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, një tjetër aksident është regjistruar në qytetin bregdetar.

Në rrugën “Vëllazërimi”, drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe automjeti është anuar në rrugë.

Dyshohet se mjeti është përplasur me një pemë. Në fotot që kanë mbërritur në redaksinë e DurrësLajm duket se disa kalimtarë të rastit kanë shkuar pranë automjetit të aksidentuar. Kujtojmë se rruga “Vëllazërimi” është një nga akset me më shumë viktima në aksidente rrugore në qytetin bregdetar. 

Nuk dihet ende nëse ka persona brenda mjetit apo jo. Policia e Durrësit nuk ka dhënë ende informacion lidhur me dy aksidentet e pasdites së sotme.