Askush nuk di ta thotë se me çfarë kriteri përcaktues e vlerësues të banesave e bizneseve, qeveria e deklaroi faturën e rindërtimit afërsisht një miliard euro si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Kjo sepse qeveria po gënjen hapur edhe shkoqur në emër të popullit, i cili është duke pritur vlerësuesit për të vlerësuar dëmet në banesat dhe bizneset e tyre.
“DurrësLajm” ka qenë sot në disa prej pallateve të dëmtuara në Durrës dhe banorët thonë se është bërë vetëm vlerësimi paraprak ku është përcaktuar nëse objektet janë apo jo të banueshme, dhe shkalla e dëmeve të tyre.
“Askush nuk na ka ardhur, nuk ka bërë një vlerësim monetar të dëmeve, edhe ne jemi çuditur si doli fatura një miliard euro”, tha një banore e lagjes numër 5 pranë tregut.
Banorët thonë se grupi i parë konstatimit bëri verifikim për situatën në pallat, por askush nuk ka hyrë brenda apartamenteve për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Madje banorët e Durrësit që janë shpërngulur nga banesat e tyre po përballen edhe me një fenomen tjetër të rëndë.
Hajdutët e banesave po sulmojnë aparatmentet dhe banorët janë të detyruar të mbrojnë shtëpitë e tyre pasi efektivët e policisë që i kishin nën mbikqyrje janë larguar.
K.H.





