Shtyhet për më 19 shkurt seanca gjyqësore për administratorin e kompanisë “Arbi Garden”, Arbër Çekaj.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Armando Pezakut, shoferi i kamionit, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë në portin e Durrësit në vitin 2018.
Mësohet se Çekaj ka kërkuar që në procesin gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të ketë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe asaj të Gjermanisë, pasi sipas tij, gjyqi është farsë dhe i montuar politikisht.
“Të jenë prezent të shohin që gjyqi ndaj meje është farsë, është i motivuar politikisht, është për të mbrojtur trafikantët e vërtetë, për të mbrojtur ata që ndërprenë në mes operacionin policor.”





