Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar një takim me diplomatin e Departamentit të Shtetit, Ambasadorin Special në Luftën Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, John Richmond.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se është e bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë vendin tonë më të sigurt për gratë dhe fëmijët.
POSTIMI I PLOTË
E falenderova ambasadorin John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.
E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant.





