Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia dhe ka dërguar në spitalin psikiatrik shtetasin Muharrem Zilija.
Ai u arrestua dy ditë më parë, me akuzën e kërcënimit të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.
Në seancën e sotme për njohjen me masën e sigurisë gjykata ka vendosur shtrimin në spitalin psikiatrik, pasi ka rezultuar se vuante nga problemet mendore dhe ishte me kartelë, shkruan Shqiptarja.com.
Zilija ka deklaruar se merr ilaçe për depresionin.





