Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje vëllain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lanabregasit në kryeqytet, ndërsa në pranga u vu shtetasi me iniciale S.L.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç. 

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë)  dhe fishekë luftarak”, sqaron policia.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.