Presidenti i PE, David Sassoli ndodhet në selinë e Partisë Demokratike ku do të zhvillojë një takim me kryetarin Lulzim Basha. 

Sassoli ka hyre në ambientet e PD-së këtë paradite, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Sassoli mbërriti një ditë më parë në Tiranë, ku pati takim me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.