Tre automjete janë përfshirë sot në një aksident në Elbasan, nga i cili 5 persona kanë përfunduar të plagosur në spital. Ka rezultuar një ndjekje si në filma ajo e policisë ndaj një makine të dyshuar, me të cilën ka pasur edhe shkëmbim zjarri.

Mësohet se makina “Passat” ka qenë në ndjekje nga policia dhe prej saj është qëlluar në drejtim të uniformave blu. Mes të plagosurve është edhe një polic, shtetasi Eugen Abdurrazaku.

Në njërën makinë të përfshirë në aksident e cila është me targa të huaja janë gjetur edhe targa false.

Policia ka qenë në ndjekje të njërës prej makinave me targa të huaja, që nga Labinoti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:15. Pasi nuk kanë ndaluar personat që ndodheshin në mjet, policia ka qëlluar për t’i shpuar gomat, më pas makina e zezë i është kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur edhe përplasja.

EMRAT E TË AKSIDENTUARVE

Durim Aqif Plaka
Eugen Abdurrazaku, polici
Adriana Agim Mukja