Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike se paketa anti-KÇK është propagandë e qeverisë.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se nuk është i surprizuar nga qëndrimi i opozitës, të cilët krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë.
“PD ve në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij.”, thotë kreu i qeverisë.





