Pas miratimit të paketës Anti-KÇK, Operacioni Forca e Ligjit tashmë ndodhet në terren ku ka ndërmarrë aksionin e parë. Oficerë të OFL-së kanë nisur një aksion në Shijak, ku janë ndalur në resortin “Golden”, ku u mbajt peng Jan Prenga, i cili më pas u dhunua për vdekje.

Hajri është një nga emrat që drejtoria e Policisë Durrës i ka dërguar Policisë Kriminale. Mësohet se në ambientet e këtij kompleksi, OFL po kryen kontrolle, një javë pasi u arrestuan anëtarët e fisit ‘Hajri’ për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Paraprakisht mësohet se në adresë të këtij subjekti është dërguar një formular për deklarimin e pasurisë, si dhe për burimin e kësaj pasurie.