Teksa shfaqet në krah të krytarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kreut të Shtetit, Ilir Meta, ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim nuk e fsheh entuziazmin për mënyrën se si është mirëpritur në vendin tonë

Në një postim në Facebook, ambasadorja Kim thekson se tani e kupton legjendën që flet për mikpritjen e shqiptarëve.

“Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritjen shqiptare është thjesht pohim i një fakti”, u tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim të ftuarve në pritjen që ajo organizoi në 30 janar për përfaqësues të komuniteteve politike, diplomatike, të biznesit, shoqërisë civile, medias, kulturës dhe bashkësive fetare.”, shkruhet në postimin e ambasadës.