Është shtyrë seanca për dosjen e grupit “Avdylaj” pjesë e dosjes 339, ku bëhet fjalë për laboratorin e drogës që u kap në Has.
Janë 25 të pandehur që janë dërguar për gjykim nga SPAK për trafik narkotikësh, tani i takon gjykatës nëse prokuroria i ka përfunduar hetimet dhe dosja është gati për gjykim apo do ti rikthehet prokurorisë.
Seanca e sotme nuk u zhvillua për shkak të numrit të madh të avokatëve mbrojtës, pasi 2 nuk janë paraqitur në seancë ndërsa të tjerët kanë kërkuar që të njihen me aktet pasi nuk janë vënë në dispozicion nga prokuroria.
Është lënë data 13 shkurt për të përcaktuar nëse dosja është gati apo do t’i rikthehet prokurorisë.





