Nga foltorja foltorja e Kuvendit, deputeti Lefter Maliqi reagoi lidhur me vdekjen e mistershme të ish-anëtarit të bandës së Julian Sinanajt, Andon Mëhillaj.
Maliqi tha se paketa “Anti-KÇK” është krijuar për të goditur opozitën dhe jo gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.
“KCK s’paska të bëjë me të dënuar, as me gjyqtarë e prokurorë, por do ja dëgjoni krismën. Kësaj polici-shtet do jetë ndaj opozitarëve dhe jo ndaj oligarkëve të tyre që po pastrojnë paratë me ndërtime në Tiranë. Sot vdiq një i burgosur në Peqin, ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë çuar në spital të vdekur. Kjo për shkak se të burgjet por edhe tërë administrata është bërë KCK nuk ka infermiere, nuk ka mjekë. Janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohet, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve. Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjim popullor”, tha Maliqi.





