Zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit Lulzim Cuku, i cili mbrëmjen e të shtunës vrau bashkëshorten e tij me thikë, në banesën e tyre në Xhafzotaj, ku ndodheshin edhe fëmijët e mitur.

Cuku ka thënë para forcave policore të Komisariatit të Matit se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia që ai kishte për bashkëshorten 12 vite më të re.

I penduar për çfarë ka bërë, Lulzimit i janë kujtuar edhe fëmijët e vegjël, se kush do t’ia rrisë tashmë që nuk kanë të ëmën.

“Unë isha shumë xheloz sepse gruaja ishte e re ishte e bukur. Ishte 12 vjet me e re nga unë. Për këtë bëhesha shumë xheoz, sepse ajo jetonte më fëmijët ndërsa unë ikja shpesh herë në Greqi. Në Greqi kam punuar, dhe vija shpesh në Shqipëri.

Gruaja nuk punonte sepse rriste fëmijët dhe të ardhurat i siguroja unë. Atë natë ne u zumë me fjalë, dhe fjalë pas fjale sherri arriti kulmin sa nuk durova dot, e qëllova me thikë, nuk e dija që e kam vrarë. Kam ikur natën e shkova në Dibër tek të afërmit.

Jam bërë shumë pishman, se kam hall kush do na rrisë fëmijët. I kemi të vegjël. Si arrita që vrava gruan? Nuk do më falë asnjë. E gjitha sepse jam xheloz. As familja ime, as e gruas nuk do më falin për këtë veprim që bëra. Doja të vrisja veten të mos jetoja më, por nuk e vrava.”, ka thënë ai.

Lulzimi pasi goditi tre herë me thikë 33-vjeçaren Manjola Cuku, u arratis me një makinë drejt Dibrës, vendlindjes së tij por një ditë më parë ai u vetëdorëzua në policinë e Burrelit.