Komisioni i jashtëm i vlerësimit do të shqyrtojë këtë javë zyrtarët me gradat më të larta, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Mësohet se më 5 shkurt para komisionit të jashtëm të vlerësimit do të dalë Gledis Nano drejtor i antiterrorit, ndërsa në sitën e vettingut do të dalë edhe komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako.
Drejtori Ardi Veliu do të kalojë më 6 shkurt, ndërsa më 7 është radha e Artan Shkëmbit, drejtori i Drejtorisë Qendrore Hetimore. Artan Shkëmbi është një prej 40 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.





