Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në Elassona të Larisas në Greqi. 24-vjeçari shqiptar është vetëvarur me litar.
I riu nga Shqipëria ka qenë duke punuar në kullotë në zonën Vodiana. Pronari shkoi në darkë te kafshët dhe gjeti shqiptarin të varur me litar.
Pronari grek menjëherë lajmëroi policinë, kurse po punohet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.





