Sot nuk është aspak një ditë e zakonshme pasi data shënon 02.02.2020, e njohur ndryshe si datë palindrome, që nuk ndryshon nëse lexohet edhe nga e majta në të djathtë.

Është një datë e rrallë e cila ndodh vetëm disa herë gjatë mijëvjeçarëve. Për të gjitha vendet që transkriptojnë datat duke vendosur në fillim ditën, pastaj muajin dhe më pas vitin, si ne, ka vetëm 366 ditë palindrome mbi 10.000 vjet.

Në këtë shekull ajo kishte ndodhur edhe disa herë të tjera; si 10.02.2001, 20.02.2002, 01.02.2010, 11.02.2011 dhe 21.02.2012.

Tjetra do të jetë më 9 shkurt 2092, ndërsa e fundit, para një pushimi prej disa shekujsh, do të jetë 29 dhjetori 2192. Pas kësaj date, do të na duhet të presim vitin 3000 (më saktë 10.03.3001).

Këtë herë, përvjetori është edhe më i hollësishëm: 02.02.2020 është një datë palindrome edhe për konventat anglo-saksone (të cilat përdorin formulën e muajit, ditës, vitit). Një ngjarje që nuk ndodhi që nga Mesjeta, nga 11.11.1111.