Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosjes dhe LDK-së për të qeverisur Kosovën.

Berisha shkruan në Facebook, se kjo marrëveshje ishte një goditje fatale për trojkën tradhtare të argatëve të Beogradit në Tiranë e Prishtinë.

POSTIMI I PLOTË

Nje urim te perzemert!

Miq, pas negociatash serioze dhe intensive kryetari i Levizjes Vetevendosja, z Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa firmosen sot Marreveshjen per koalicionin e partive te tyre per krijimin e qeverise dhe organeve te tjera te bashkqeverisjes se Kosoves.

Marreveshja e arritur sot eshte deshmi e vullnetit konstruktiv te paleve per te respektuar verdiktin elektoral te qytetareve te Kosoves dhe per tju dhene atyre qeverine per te cilen ata votuan.

Por kjo marreveshje eshte nje perpjekje e re per ti dhene Kosoves qeverine e zhvillimit dhe te te ardhmes se saj qe meriton. Marreceshja eshte nje goditje fatale per trojken tradhetare te argateve te Beogradit ne Tirane dhe Prishtine; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, perpjkjeve te tyre antishqiptare per coptimin e Kosoves dhe se fundi krijimin e Serbise se Madhe si Jugosllavia e Re l.

Ndaj ju ftoj miq te pershendesim perzemersisht kryetaret e forcave politike, zotin Kurti dhe zotin Mustafa per marreveshjen e firmosur ne interesin me te mire te Kosoves dhe qytetareve te saj. sb