Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një apartament.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e 5 të një pallati në lagjen “Ahmet Haxhia”, në unazën e qytetit të Shkodrës.
I moshuari, i identifikuar si Ismet Abdurrahmani, ka humbur jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët vijojnë të “përpijnë” apartamentin.
Banorët e pallatit janë evakuuar, ndersa trupi i të moshuarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës.





