Aktorja Egla Ceno ka reaguar për krimin në familje që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Xhafzotaj.

Ceno shkruan në Facebook, se askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, fëlliqësirë dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë.

E revoltuar nga kjo ngjarje e rëndë, aktorja uron autorin, Lulzim Cuku të shkojë në ferr për së gjalli, pasi vrau bashkëshorten në prani të tre fëmijëve të mitur.

“Askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, i padenjë, fëlliqësirë, i cënuar në nder, i tradhëtuar, i parespektuar, i pashërbyer dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë! Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli! E të më ndjejë Zoti por nuk flas dot me qetësi për një kërmë të pa kallur që vret gruan si kaposh deti në banjo! Manjola 33 vjeç”, shkruan Ceno.