Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama në lidhje me paketën “Anti-KÇK”.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi akuzon kreun e qeverisë se ky i fundit bashkëqeveri me krimin e organizuar.
“Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar! Ai dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni”, shkruan Bardhi.





