Vetëdorëzohet në polici Lulzim Çuku, i cili mbrëmjen e të shtunës vrau me thikë bashkëshorten e tij, Manjolën.

Nga burimet zyrtare mësohet se 45-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Burrel, pas disa orësh në arrati.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në Xhafzotaj, ku ndodheshin edhe tre fëmijët e mitur të çiftit.

NJFOTIMI I POLICISË

Durrës

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;

Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e  DVP Dibër.

Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku,  si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës  për veprime të mëtejshme.