Në orët e vona të së shtunë, një 33-vjeçare ka humbur jetën në Xhafzotaj të Durrësit, pasi është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj.

“Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë”,- njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.