Silvana Doçi, studentja shqiptare që ndodhej në Wuhan, ka mbërritur ditën e sotme në Turqi, pas evakuimit së bashku me 45 shtetas të tjerë.

Gjatë kohës që ndodhej në Wuhan, ajo ka qenë në kontakte të vazhdueshme me ambasadën turke, duke i bërë kërkesë që ta përfshinin në operacionin e shpëtimit të ndërmarrë nga qeveria turke.

Doçi i ka kryer të gjitha testet dhe analizat, por fatmirësisht ka rezultuar negative ndaj koronavirusit.

Ajo duhet të rrijë e izoluar në karantinë për dy javë, pasi ka qenë në udhëtim të gjatë me shumë persona të tjerë të evakuuar nga Wuhani.

Deri tani asnjë nga 45 personat e tjerë nuk ka rezultuar pozitiv në teste, por qëndrimi 2 javor në karantinë është i detyrueshëm.