Flakë të mëdha dhe shpërthime dëgjohen tek servisi i përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, në rrugën Durrës-Shijak. Një zjarr i madh ka përfshirë servisin e makinave në pronësi të shtetasit Ilmi Bardhoku.
Pamjet që sjell DurrësLajm tregojnë vështirësitë me të cilat po hasen zjarrfikësit në vendngjarje për shkak të shpërthimeve që vijojnë nga plasja e serbatorëve të mjeteve të mbushura me karburant.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e servisit, që ishte vendosur në një kapanon të madh.





