Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se një inspektore e policisë shqiptare me inicialet F.Z 29 vjeçe është kapur me doza kokaine në provincën e Milanos në Itali, raportojnë mediet italiane.
Inspektorja e policisë shqiptare është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë rrugor, Ajo po udhëtonte në bordin e një automjeti të marrë me qira të tipit “Renault Clio” se bashku me një shqiptar me inicialet C.A 29 vjeç. Ndalimi i automjetit është bërë në territorin e komunës Garbagnate në provincën e Milanos.
Në një vend të fshehur nën timonin e automjetit janë gjetur 38 gramë kokainë e ndarë në 76 doza e 1430 euro cash. Së bashku me drogën janë sekuestruar dhe 5 telefona celularë, 3 prej të cilëve smartphone.
Ndaj shqiptarit C.A 29 vjec është lëshuar urdhri i ndalimit me arrest shtëpie, ndërsa inspektorja e policisë shqiptare është vënë në masen e sigurise detyrim paraqitje pranë autoriteteve gjyqësore italiane.





