Një deputet serb, pas debateve të forta me ministren e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, e cila është akuzuar për korrupsion nga Partia Radikale i ka nxjerrë asaj përballë një palë brekë rozë.
Deputeti radikal, Milorad Mirçiç e ka kondiseruar këtë si një “dhuratë”, që tentoi t’ia jepte vetë në dorë zyrtares së lartë, pasi sipas tij, ajo preferon t’i shpenzojë paratë e shtetit për sende personale.
Ministrja Mihajloviç akuzohet se ka shtuar në mënyrë fiktive vlerën e projektit me 300 milionë dollarë, por pas seancës, ajo u shpreh se pretendimet e palës kundërshtare janë gënjeshtra të pabaza që vazhdonin prej ditësh e muajsh, ndërsa skenën e pazakontë të deputetëve opozitarë e quajti dhunë klasike në mes të parlamentit.





