Një nëne të dy fëmijëve iu hoqën nga vezoret, dy kiste të tmerrshme të mbështjella me flokë.

Gruaja 30-vjeçare në Rusi, identiteti i së cilës mbetet anonim, u paraqit në spital me dhimbje të forta barku.

Mjekët e spitalit në Moskë deklaruan se disa prej qimeve të flokut kapnin një gjatësi prej afro 13 centimetrash, ndërkohë që kistet, në secilën vezore peshonin afro 113 gramë.

Kistet në fjalë janë të llojit dermoid, që shpesh përmbajnë flokë, copëza lëkure, madje edhe dhëmbë.

Njëri prej kirurgëve ka pozuar edhe i buzëqeshur, teksa mban gjatë operacionit flokët që mbështillnin kistet e gruas.