Pasditen e së premtes biznesmeni i kromit, 53-vjeçari Murat Duriçi, humbi jetën në Bulqizë i goditur nga një automjet.

Viktima po ecte në këmbë përgjatë aksit rrugor kur është goditur nga një automjet. Drejtuesi i mjetit e ka lënë të aksidentuarin në rrugë pa i dhënë ndihmë dhe ishin kalimtarët ata që e transportuan në spital. Por dëmtimet ishin të rënda dhe 53-vjeçari nuk mbijetoi dot.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar. Ndërkohë banorët e Bulqizës shprehen se ky segment rrugor bëhet i rrezikshëm për ta.