Ndalohet në Durrës një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin: E.T., 38 vjeç, banues në Mëzezë, Tiranë.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.





