Konflikti mes dy bashkëmoshatarëve 15-vjeçarë në Durrës ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.

Policia informon se specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës.

Për motive të dobëta ai ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.