Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit në Tiranë në lidhje me lirimin e Indrit Dokles nga burgu. Shorti përcakton relator gjyqtarin Genti Shala. Indrit Dokle u lirua nga burgu më datë 14 janar 2020.
Dosja e Indrit Dokles në Apel ka mbërritur sot. Kjo çështje u regjistrua dhe u hodh në short dhe relatori në Apel është Genti Shala. Anëtarë të gjykatës janë Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa.





