16 janari ishte një ditë zie jo vetëm për familjen e Xhevdet Ferrit, por për të gjithë shqiptarët.

Në këtë datë, aktori i dashur për të gjithë shqiptarët u nda nga jeta. 

Sot kur kanë kaluar 2 javë, që kur aktori mbylli sytë përgjithmonë, e bija, Bora, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ka hedhur ndjesitë e mallit:

“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë; lamtumirat nuk janë fundi. Ato thjesht kanë kuptimin se më mungon derisa të takohemi sërish. Më mungon papi”- ka shkruar e bija në Instagram.