Zamir Topi, autori i vrasjes së bashkëfshatarit me sëpatë tre ditë më parë në pazarin e Korçës ka dalë para gjykatës. Gjatë seancës gjyqësore ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për vrasësin e Dashnor Osmanit.

Në ambjetet e gjykatës sot Topi është shfaqur i heshtur pa folur fare. I veshur me bluzë sportive, flokët kapur bisht dhe me sytë gjithë kohës të fokusuar në një pikë, ai  ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të Gjykatës.

42-vjeçari vrau me sëpatë bashkëfshatarin e tij në zonën e agjencisë në Korçë për motive të dobëta. Prokurore e çështjes është Oli Visi, ndërsa trupi gjykues u drejtua nga Arben Lera.