Policia italiane ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar, Korado Shahini, i dyshuar për përfshirje në trafik droge, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin rumun, Marius Florentin Silaghi.

Shahini do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë italiane për posedimin e katër kilogramë marijuanë, episod që ka ndodhur më datë 11 shkurt 2019, shkruajnë mediat italiane. Gjyqtari ka urdhëruar ndaj Shahinit masën e arrestit shtëpiak.

Shahini është prangosur nga forcat policore italiane, në momentinm që ishte mysafir i një vajze rumune. Në mesin e të dyshuarve për rrjetin e trafikut të drogës janë edhe gra e të mitur.