Një oficer i policisë kriminale në komisariatin e Gjirokastrës, Ylli Zaçe ka humbur jetën në Turqi, pasi kishte shkuar për t’u operuar në stomak për të humbur peshë. Ai ndërroi jetë gjatë operacionit.
BalkanWeb mëson se trupi i Ylli Zaçes, nga Tepelena do të rikthehet në Shqipëri sot në mbrëmje. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje teksa familjarët thonë se mjekët pretendojnë se ka vdekur nga një atak kardiak.
Por familjarët e 38-vjeçarit nuk mjaftohen me kaq, teksa akuzojnë mjekët turq se kanë qenë ata shkaktarë të vdekjes së tij. /BW





