Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Durrës zhvilloi një semanar së bashku me Institutin e Kontabilisitëve dhe përfaqësues të biznesit për aplikimin e ligjit për faturën dhe sistemin e minitorimit të qarkullimit dhe ligjin për sigurimin dhe shëndetin në punë.
Alban Isteri, kreu i Dhomës së Tregtisë tha se do të hartohet një memorandum bashkëpunimi midis palëve, përsa i përket trajnimit të bizneseve për legjislacionin e ri tatimor para hyrjes së tij në fuqi.
Isteri tha se kjo dhomë është në përpjekje të vazhdueshme për t’i qëndruar pranë biznesit në çdo hap duke i mbështetur, për të ndjerë sa më pak pasojat e ndryshimeve ligjore.
Këto trajnime do të vijojnë edhe më tej me pjesëmarrje të aktorëve të biznesit, pushetit lokal etj..





