Sfida mes Tiranës dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” ditën e diel në orën 17:00.Tirana konfirmoi në faqen zyrtare lajmin se përballja me “djemtë e detit” në kuadër të javës së 20 të kampionatit shqiptar do të luhet në impiantin modern të futbollit tonë.
Pas derbit të 13 dhjetorit 2019 Partizani-Tirana 1-2 dhe Kukësi-Partizani 1-0 të 26 janarit 2020, kjo do të jetë sfida e tretë e Kategorisë Superiore që do të luhet në “Air Albania”.
Tirana pret që në stadium të ketë një numër të madh të tifozëve të vet.





