Tre shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në qytete të ndryshme të Italisë. Sipas mediave italiane, emrat e tre shqiptarëve nuk janë bërë ende të ditur, megjithatë mosha e të arrestuarve është 24, 30 dhe 33 vjeç.
Të tre shqiptarët jetonin pa leje qëndrimi në Itali, ndërsa së bashku me ta është paditur edhe një shtetas i katërt shqiptar i moshës 35-vjeçare. Tashmë ata do të përballen me akuzat e vjedhjes dhe posedimit të pajustifikuar të bizhuterive që i kishin grabitur në qytete të ndryshme.
Nga fotot e publikuara në mediat italiane vihet re se shqiptarët e arrestuar ishin të fiksuar pas bizhuterive të shtrenjta, ndërsa nuk mungojnë edhe enë të ndryshme dekorative me metale të çmuara.





