Një 24-vjeçare në Tiranë është arrestuar në flagrancë pasi ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj.
Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.
Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.





