Një foshnjë dy muajshe është dërguar pa shenja jete mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin e Kavajës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bago të Kavajës, dhe sipas burimeve nga spitali dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë në orën 03:00 të mëngjesit.
Ndërkohë trupi i foshnjës është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ku pritet që t’i nënshtrohet autopsisë për të parëcaktuar shkakun e vdekjes.





