Një aksident i frikshëm është shënuar mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të Lushnjes.
Tre fëmijë janë përplasur nga një mjet teksa ato po shkonin në shkollë.
Nxënësit fatmirësisht kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut. Aksidenti është shënuar në fshatin Allkaj të Lushnjes.
Policia po punon ndërkohë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.





