Gjatë vizitës në Itali kryeministri Rama ka takuar ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Teksa është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama e ka informuar ministrin italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.
Di Maio shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE se do të gjendet një zgjidhje aty.
PJESË NGA BISEDA
Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?
Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë
Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje





