Olti Curri ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth qytetit të tij të lindjes, Durrësit.
Ai gjatë mbrëmjes që u quajt “nata durrsake”, ka treguar se i vjen shumë keq që e sheh qytetin e tij të transformuar.
Por ndër të tjera, moderatorja e ka pyetur nëse merren me të tjerët durrsakët, opinionisti i njohur ka treguar që jo. Edhe ai vetë thjesht merret me fenomenin dhe nuk ka asgjë personale me askënd.
“Jo nuk merren me të tjerët. Unë nuk merrem me personalen, merrem me profesionalen. S’i kam hyrë kujt në familje. Pse doni lavdërime ju durrsakët… Të gjithë duan të ndihen të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, të paparë, por jo…”, është shprehur Olti Curri.





