Dy persona kanë rënë në prangat e bluve të Durrësit, një 28-vjeçar i dehur në timon dhe një 55-vjeçar i dënuar për dhunë në familje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:
I. V., 28 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.
Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin:
I.M., 55 vjeç, banues në Durrës.
Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dhuna në familje”.





