Shumica e prindërve e vendosin gabim fëmijën e tyre në sedijen e sigurisë në makinë, duke i ekspozuar ndaj me një rreziku të lartë, pasi shumica injorojnë rregullat themelore të sigurisë.
Sipas rregullave themelore të sigurisë, sedilja e fëmijës duhet të kthehet mbrapa, të paktën deri në moshën 2-vjeçare ose derisa të tejkalohen kufijtë e duhur të peshës dhe lartësisë për sediljen përkatëse.
Shumica e njerëzve i vendosin të vegjëlit me fytyrë para duke i vënë në rrezik në rast të një aksidenti. Për shembull, në Suedi, fëmijët deri në moshën 4 vjeç vendosen me kokën e kthyer nga xhami i pasëm i makinës, duke bërë që nivelet e vdekshmërisë së fëmijëve në aksidente të jenë një nga më të ulëtat në botë.
Në Amerikë, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që prindërit ta mbajnë në këtë pozicion fëmijën deri në moshën 2 vjeç, për një siguri më të madhe.





