Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr me armë të ftohta mes disa të rinjsh pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Sipas “Dosja.al”, gjatë sherrit janë plagosur dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Këta të fundit janë nisur drejt QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Sherri raportohet të ketë ndodhur pas një debati mes disa të rinjve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.