Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me rastin e pak minutave më parë, kur veriu i vendit u godit nga dy tërmete, një në Kukës dhe tjetri në Dibër.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministrja e Mbrojtjes njofton se nga tërmetet, nuk raportohet të ketë pasur dëme.
“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lekundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Diber e Kukes. Nuk raportohen deme nga shtabet e EC ne keto dy bashki”, thuhet në njoftim.





