Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës.

Një 70-vjeçar është hedhur nga ura e “Ali Pashës” në një lartësi rreth 40 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është Servet Koçiu. Ende nuk dihen shkaqet që çuan burrin të ndërmerrte aktin e rëndë.