Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur këtë mbrëmje, në qytetin e Vlorës.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur shtetasit Nikollaq Çepaj, 36 vjeç, dhe Roland Çepaj, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.
BalkanWeb shhkruan se Çepaj ishte i martuar me motrën e Rolandit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





